Prokuroria sllovene i kërkon Ministrisë së Drejtësisë ndihmë për mërgimtarin e dyshuar për dhunë në familje

Aktuale

Prokuroria sllovene i kërkon Ministrisë së Drejtësisë ndihmë për mërgimtarin e dyshuar për dhunë në familje

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Prokuroria e Çarkut në qytetin Celje të Sllovenisë i ka kërkuar ndihmë juridike Ministrisë Drejtësisë në Kosovë lidhur me një rast ku është i përfshire një kosovar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet atje, por i njëjti ka ikur në Kosovë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.K., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Dhunë në familje”, ku viktimë është bashkëshortja e tij.

 I dyshuari i ka kryer vitin e kaluar, për çka autoritetet në Slloveni kanë ngritur kallëzim penal. Por pas denoncimit të rastit, i dyshuari kishte vendosur që të ikë nga shteti slloven, me shpresën se mund të “fshihet” në Kosovë. 

Në bazë të informacioneve të para, Prokuroria atje është vënë në dijeni që i dyshuari ndodhet në Kosovë, i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ndihmë lidhur me këtë rast.

Me t’u pranuar kërkesa, Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat