Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Aktuale

Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:45
Deputetët e LDK-së

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e asnjë marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvend, nëse partia në pushtet nuk zhbllokon mjetet vetanake të Komunave të Kosovës.

E gjatë ditës së djeshme, Qeveria bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, me çka i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, të mbetura përgjatë viteve të kaluara.

Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se në seancën e sotme të Kuvendit pritet të hyjë në rend dite edhe Ligji për Buxhetin dhe me kalimin e tij në dy leximet, do të votojnë më pas marrëveshjet ndërkombëtare.

“Sot pritet me hy në rend dite Ligji për Buxhetin, me ndryshu, me kalu në dy lexime edhe besoj që gjithçka është në rregull edhe me marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Gashi.

Ndryshe në seancën e dytë plenare gjatë ditës së sotme, janë në rend dite pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Kujtojmë se LDK-ja pati paralajmëruar se puna e tyre e rregullt si opozitë do të vijonte vetëm kur të plotësohej kushti i tyre për zhbllokimin e mjeteve vetanake të Komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat