Musliu:Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare

Aktuale

Musliu:Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:07
Ganimete Musliu.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë po e gropos shpresën e qytetarëve.

Sipas saj ka mungesë edhe të vullnetit politik për përkushtim në trajtimin e problemeve ditore të qytetarëve të Kosovës.

Në seancën e Kuvendit, ajo ka ngritur si shqetësim largimin e qytetarëve, i cili sipas saj, po ndodh për shkak të një politike kaotike në vend.

Deputetja e PDK-së ka thënë se Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare

Ajo ka kërkuar që Qeveria të marr hapa për parandalimin e largimit të qytetarëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat