Hoxhaj thotë se e ka pa draftin e Ramës për Asociacionin

Aktuale

Hoxhaj thotë se e ka pa draftin e Ramës për Asociacionin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:49
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai madje thotë se këtë draft e ka parë, megjithatë, të njëjtin ka refuzuar t’a komentojë.

Këtë hap të Ramës, Hoxhaj e ka cilësuar si “të rëndësishëm dhe të mirë”.

Ai ka thënë se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat