Rama hartoi një draft statut për Asociacionin, vjen regimi edhe nga LDK

Aktuale

Rama hartoi një draft statut për Asociacionin, vjen regimi edhe nga LDK

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:22
Arben Gashi

Pas deklarimit të kryeministrit të Shqipërisë se ka hartuar një draft statut për Asociacionin, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se një gjë është e qartë dhe e sakt, se kompetent për draft-statut të Asociacionit, është vetëm Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, shkruan Gashi në Facebook.

Kujtojmë, se për këtë veprim të Ramës pati reagime ehde nga disa deputetë të LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat