Rron Gjinovci “godet” Edi Ramën: Ky është skandal, Rama është aleat i Vuçiqit

Aktuale

Rron Gjinovci “godet” Edi Ramën: Ky është skandal, Rama është aleat i Vuçiqit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:39
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka goditur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pasi ky njoftoi se dje ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Gjinovci ka thënë se me këtë veprim, të cilin e ka cilësuar skandaloz, Rama është rreshtuar në anën e Serbisë dhe se ka marrë pjesë në sabotimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

“Mendoj që është skandaloze. Kjo është hera e parë që një politikan i Shqipërisë kaq hapur merr pjesë në sabotimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar…Kjo është ashiqare me qenë në anën e Serbisë”, ka deklaruar Gjinovci.

Gjinovci ka thënë se Rama është aleat me Vuçiqin dhe se draft-statutin e ka dërguar për shkak të nevojës për protagonizëm.

“E ka ba për shkak të nevojës për protagonizëm… Aleanca e Vuçiqit edhe e Ramës nuk është e rastësishme”, tha Gjinovci.

Ndryshe, Rama ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat