Rexhaj: Me përfshirjen e Ramës duket se po ringjallet ideja e ndarjes së Kosovës

Aktuale

Rexhaj: Me përfshirjen e Ramës duket se po ringjallet ideja e ndarjes së Kosovës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 15:14
Arbër Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka reaguar pasi kryeminstri i Shqipërisë deklaroi se ia ka dorëzuar kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruar nga ekspertë.

Rexhaj ka thënë se me përfshirjen e Edi Ramës në këtë çështje duket se po ringjallet ideja e ndarjes së Kosovës.

Rexha tutje ka shkruar se PDK-ja veçse i dha mbështetje kësaj ideje.

“Me përfshirjen dhe aktivizimin e Ramës, po duket që ka përpjekje të reja për ringjalljen e projektit të ndarjes së Kosovës. PDK veçse i dha mbështetjen e saj me Enver Hoxhajn”, ka shkruar Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat