Meliza Haradinaj për draft-statutin e Edi Ramës: Qëllimi i njëjtë, ndarja e Kosovës

Aktuale

Meliza Haradinaj për draft-statutin e Edi Ramës: Qëllimi i njëjtë, ndarja e Kosovës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 15:53
Meliza Haradinaj

Reagime të shumta ka pasur pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka propozuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një propozim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar duke thënë që “nuk duhet të gabohemi, qëllimi mbetet i njëjtë, ndarja e Kosovës”.

Ish-kryediplomatja kosovare, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës nga 3 qershori 2020 deri më 9 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat