Reagimet e partive politike në Kosovë ndaj drafit të Ramës për Asociacionin

Aktuale

Reagimet e partive politike në Kosovë ndaj drafit të Ramës për Asociacionin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 20:15
Edi Rama

Paritë politike në vend kanë reaguar në lidhje me propozimin e draftit të asociacionit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Vetëvendosje thotë se nuk i takon Shqipërisë ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa partitë opozitare kanë një qasje më pranuese ndaj propozimit të Ramës.

Një propozim i draft statutit të asociacionit nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ka ngjallur reagime e diskutime në Prishtinë, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe asociacionin në veçanti.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ka thënë se nuk e ka lexuar draftin e Ramës, por, sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjoj kërkesat e miqve të saj.

“Kjo është një kohë e vështirë dhe mendoj se duhet të jetë krejtësisht normale që Kosova të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj. Shqipëria është një vend që është shumë afër Kosovës. Ne e dimë se javën e ardhshme do të ketë bisedime mes qeverive. Jam i sigurt se do të ketë shumë çështje në tryezë. Këshilla ime për qeverinë do të jetë që t’i dëgjojë të gjitha këto, të gjejë rrugën e duhur përpara, por një rrugë që tregon mirëkuptim për shqetësimet e miqve të saj”, tha Abbott.

E shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk mendon se ky draft mund të shkoj shumë larg, dhe sipas saj nuk i takon Ramës që ta hartoj këtë dokument.

Por, ndryshe mendon nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili propozimin e Edi Ramës e sheh në interes të Kosovës.

Nga AAK në krejt këtë situatë, më shqetësues e shohin relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Drafti i Edi Ramës për statutin e Asociacionit është thënë se u është dorëzuar qendrave kryesore botërore, por jo edhe Qeverisë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat