Krasniqi: Fal UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

Aktuale

Krasniqi: Fal UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:10
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shpehur se kyepilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

“24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova.

Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat