Politikani portugez s’pajtohet me lëvdatat e Hillit për Vuçiqin

Aktuale

Politikani portugez s’pajtohet me lëvdatat e Hillit për Vuçiqin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:32
Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë të djeshme për Zërin e Amerikës e ka lëvduar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një partner të mirë i cili sipas tij, po bën atë çfarë është e mundur për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.

E nga ana tjetër, Hill e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për zhvillimet gjatë fundit të muajit maj në veri dhe ka thënë  “më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner”.

Mirëpo këto deklarime të diplomatit amerikan nuk janë pritur mirë nga njohës ndërkombëtarë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

Politikani dhe autori portugez, Bruno Maçaes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e sulmojnë një vend demokratik [Kosovën] për zbatimin e vendimeve demokratike, ndërsa po mbrojnë një vend autokratik [Serbinë].

“Po më thonë se kjo nuk është më shumë se një pushim i shkurtër në betejën e madhe globale midis autokracisë dhe demokracisë”, ka shkruar Maçaes në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat