Ja çka thonë qytetarët lidhur me propozimin e Ramës për Asociacionin

Aktuale

Ja çka thonë qytetarët lidhur me propozimin e Ramës për Asociacionin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës kanë mendime të ndryshme sa i takon propozimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Disa qytetarë e kanë mirëpritur këtë propozim të kryeministrit shqiptar, e të tjerë konsiderojnë se vetëm Qeverisë së Kosovës i takojnë vendimet.

Mehdi Jashari vlerëson se çdokush mund të jap opinione e mendime, por shteti të Kosovës i takojnë vendimet.

Jashari: Vendosin institucionet tona

Çdo njeri mundet me shfaqë opinionin e vetë personal por ne i kemi institucionet tona, këto çfarë janë, janë tonat dhe duhet me u mburrë se me djerës e me gjak janë bërë këto institucione dhe duhet me pas shumë kujdes dhe ka kush përgjigjet për shpien tonë, janë institucionet, është partia e cila e udhëheqë këtë vend dhe opinioni është në rregull, mundet me dhanë lloj-lloj shteti, por për vendin tonë është Presidentja, kryeministri, ata janë, jo tjetër kush”, është shprehur Jashari.

Mendim të njëjtë ndan edhe Mirsad Krasniqi. Sipas tij, nëse shteti shqiptar dëshiron të ndihmojë të dal nga kjo krizë, duhet të konsultohet me institucionet e vendit tonë. Ky qytetar nga Prishtina vlerëson se Edi Rama me propozimin e djeshëm po tregon se është anti-Kosovës.

Krasniqi: Është propozim i pavend

“Për propozim e Ramës, unë mendoj se ai propozim është i pavend, ai njeri nëse ia donë të mirën Kosovës, është dashtë me u konsultu me institucionet tona, mirëpo ai nuk e ka bërë, që është e vërteta, ai po e tregon veten se është anti-Kosovë, madje frikohem se është anti-shqiptarë, atij njeri nuk i ka takuar ta bëjë një draft të tillë, propozim.....Me i marrë ne vendimet gjithsesi sepse jemi shtet por në koordinim por jo ata ta kenë vendimtaren, mund të na sugjerojnë por kurrsesi të jetë e tyre, kemi njerëz mençur “, tha Krasniqi për KP.

Nuk duhet të merret parasysh asnjë propozim thotë Hajrush Emini.

Emini: Rama është i porositur nga Vuçiqi

“Çka ka me fol për vllaun e Vuçiqit, ka me fol krejtë është e qartë...... pse a budallë jemi ne kosovarët, çka po na nxen neve analfabetë, edhe ai me propozu Asociacion, më shumë janë bërë marak do shqipfolës që nuk po krijohet asociacioni me kompetentë, se sa Vuçiqi. Është në llogari të Vuçiqit, s’ka asociacion. Njeri më kompetent se ekzekutivi nuk ka, nëse dëshirojnë, nëse nuk dëshirojnë të jetojnë shqiptarët..... Nuk e di çka kërkon Rama me bërë propozim kur nuk e di gjendjen. Ai me fjalë të Vuçiqit, është i porositur nga Vuçiqi, diskutim nuk ka", tha Emini.

Por për dallim nga mendimet e këtyre qytetarëve, Izet Zhuja shpreh mirëseardhje për propozimin e draft-statutit për Asociacion nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Zhuja: Është pozitive përkrahja e Shqipërisë

“Çdo propozim bëhet për një zgjidhje, mendohet në fund që me pas zgjidhje. Unë e shoh si pozitive që pikërisht Shqipëria e ka bërë një gjë të tillë, ka spekulime se Rama po bashkëpunon me Vuçiqin me e bërë asociacion, ashtu si ka dashur ai dikush thotë Rama është bërë ekspert tash do ta shohim, ne jemi popull se çka ka brenda nuk e di " tha Zhuja.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat