Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës, vulë e lirisë

Aktuale

Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës, vulë e lirisë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:58
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se 24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.

Ai tha se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

“Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat