Kryeziu: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Aktuale

Kryeziu: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:12
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se nga Shqipëria presin mbështetje.

“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është “çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe””.

“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat