Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë reagon pas arrestimit të Ismailit: Serbia s’dëshiron paqe

Aktuale

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë reagon pas arrestimit të Ismailit: Serbia s’dëshiron paqe

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:01
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pas arrestimit nga Policia e Serbisë, po mbahet në stacion policor.

Ai tha se sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, tha Lutfiu.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ku tha se ky është një represion i egër nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat