Gjini: Deputeti Batusha ka menduar që duke i ndalur punët në Gjakovë i fiton zgjedhjet

Aktuale

Gjini: Deputeti Batusha ka menduar që duke i ndalur punët në Gjakovë i fiton zgjedhjet

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:58
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka menduar se duke ndalur punët në Gjakovë do të i fitojë zgjedhjet.

Ai ka thënë pas punimeve në qytetin e vjetër të Gjakovës, kanë marrë një email për t’i ndaluar punimet, e që sipas tij, janë shkruar nga deputetë të LVV-së.

Kur flasim për qytetin e vjetër duhet më ditë që vetëm 700 metra të rrugës kryesore janë pa u ritrajtuar. Të gjitha rrugët tjera në qytetin e vjetër janë rishtruar me beton-arme dhe nuk lëvizin më. Pamja e qytetit të vjetër ka ndryshuar komplet sa i përket infrastrukturës. Përveç rrugës kryesore, për të cilën që është turp me e drejtuar gishtin të unë, pasi për mua tashmë ish kanë e kryer…në qytetin e vjetër duhet me marrë lejë pasi është në mbrojtje.

Edhe një herë po ju them, e kemi hartuar projektin, e kemi marrë lejen, kemi nisur me punuar. Ka shkruar dikush prej Gjakovës letra që më ndal lejen dhe i kemi zbuluar ata emaila të famshme…Janë deputet të Gjakovës që janë me Vetëvendosjen…Batusha drejtpërdrejt. E kemi publikuar emailin, nëse më thotë diçka ia publikojë edhe një herë. Arsyet kanë qenë politike, pasi ai ka menduar që duke i ndalur punët në Gjakovë ka me i fituar zgjedhjet në 2021, por e ka parë që nuk bënë se nuk fitohen zgjedhjet ashtu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat