Abdixhiku viziton një familje fermerësh në Suharekë, tregon si do t’i mbështes bujqit

Aktuale

Abdixhiku viziton një familje fermerësh në Suharekë, tregon si do t’i mbështes bujqit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:20
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka ka vizituar sot fermerët në Suharekë, me të cilët ka biseduar për nevojat që kanë.

Ai është ndalur te familja Shala, ku nëntë anëtarët e familjes punojnë tokën në përditshmërinë e tyre.

Abdixhiku ka thënë se në planin e tyre kanë paraparë eliminim të burokracisë për grante, sigurime bujqësore për fermerë dhe dyfishim të mbëshetjes financiare.

“Për bujqit e palodhshëm që formojnë rrënjët dhe vet identitetin e shoqërisë sonë: ne ju shohim, ju falënderojmë dhe jemi me ju. Do të bëjmë rrugën përpara së bashku me ju, në mënyrë që çdo farë e mbjellë të sjellë shpresë e zhvillim për ju e gjithë vendin”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat