Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën e Prishtinën

Aktuale

Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën e Prishtinën

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 16:20
Ismail Kadare dhe Nefail Maliqi

Shkrimtari ynë i njohur me renome botërore, z.Ismail Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit në Prishtinë.

Përveç Kadaresë, në ceremoninë e hapjes së Panarit të Librit kanë marrë pjesë edhe kryeministri shqqiptar i Kosovës Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të cilët mbajtën edhe nga një fjalë rasti.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadaren.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Kadare kanë diskutuar për për letërsinë, historinë e kulturën e popullit shqiptar.

Pas kryeministrit shqiptar Albin Kurtit dhe ministrit te kultures Hajrullah Cekut, Kadare i shoqeruar nga bashkëshorja dhe kolegia e tij (shkrimtare) Elena Kadare ka takuar edhe redaktorin e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch me të cilin kanë biseduar pos librave dhe lexuesin shqiptar edhe për situatën aktuale në Kosovë, per shqiptarët e lënë pas dore në Serbi dhe disporën shqiptare.

Ai duke falënderuar për pritjen nga kryemisitri shqipar Albin Kurti, ka thenë se situata ne Kosovë kurrë s’ka qenë më mirë se sa sot.

Në vazhdim, Kadare ka ftuar për unitet liderët shqiptarë në Kosovë dhe ballkan, ne këto momente kur të gjithë i kanë sytë kah Kosova.

Shkrimtari është shprehur kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë pasi “një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan”.

Më pas, duke komentuar situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është shume e veshtire, ku popullata e atjeshme, shqiptarë në trojet e tyre etnike, ne kete shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para 1999 ne Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Ne kete drejtim Tirana dhe Prishtina duhet jo vetem të shqetesohen por edhe të veprojne me shume për shqiptaret e diskrminuar ne Luginen e Preshevës sepse he per hy kjo pjese e popullates sone eshte me e diskrimniuar sot ne ballkan dhe Evropë ”, ka theksuar Kadare për Le Canton27

“Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë në perëndim vetëm me deklartata, nëse nuk veprojmë. Këtu e kam fjalën qe qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë literaturë, libra në shgip, sidomos Abetare dhe libra tjera mbi kulturën, traditen dhe historinë tone të lavdishme”, ka thënë në fund z.Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat