Gazmir Raci reagon pas deklaratës së Vuçiqit për autonomi në veri të Kosovës

Aktuale

Gazmir Raci reagon pas deklaratës së Vuçiqit për autonomi në veri të Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 17:02
Gazmir Raci

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Kosovës që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiq në një intervistë për Reuters-in, më 9 qershor.

Ai tha se “dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje”.

Pas kësaj deklarate të Vuçiqit ka reaguar analisti poltik Gazmir Raci.

Ai thotë se deklaratat e presidentit serb janë kërcënime për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Raci shkruan se këto deklarata minojnë procesin e dialogut.

Deklaratat e Vuçiqit që aludojnë autonomi për veriun janë kërcënime për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, ato minojnë në mënyrë flagrante gjithë procesin e dialogut të Brukselit dhe janë përpjekje për destabilizim rajonal”, thotë Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat