Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, Krasniqi: Ishte përpjekja më e madhe e shqiptarëve për bashkimin e shtetit

Aktuale

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, Krasniqi: Ishte përpjekja më e madhe e shqiptarëve për bashkimin e shtetit

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 21:52
Memli Krasniqi

Në përvjetorin e 145 të themelomit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar 10 qershorin e vitit 1878 si ditë kur shqiptarët u bën bashkë për një qëllim të përbashkët, bashkimin e shtetit.

“Për herë të parë në shekuj, shqiptarët, nga të gjitha trevat, u mblodhën rreth një tryeze, duke i dhënë lidership dhe forcë – politike e ushtarake – qëllimit dhe synimit për mëvetësi, në një periudhë të sfidave të kohës “, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e themeluar nga delegatë të të gjitha viseve shqiptare, me 10 qershor të vitit 1878, saktësisht 145 vite më parë, ishte organizimi më i madh dhe përpjekja më e rëndësishme e shqiptarëve për bashkim e shtet, që nga koha e Skënderbeut.

Për herë të parë në shekuj, shqiptarët, nga të gjitha trevat, u mblodhën rreth një tryeze, duke i dhënë lidership dhe forcë – politike e ushtarake – qëllimit dhe synimit për mëvetësi, në një periudhë të sfidave të kohës.

Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi, do të mbeten përgjithmonë burrështetasit, veprat e të cilëve unifikuan, udhëheqën dhe frymëzuan shqiptarët gjatë gjithë shekullit pasues, për atdhedashuri e luftë për liri – deri te qëllimi final, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat