Dalipi: Ndërkombëtarët t’i kërkojnë Vuçiqit të ndalojë mbështetjen ndaj bandave kriminale

Aktuale

Dalipi: Ndërkombëtarët t’i kërkojnë Vuçiqit të ndalojë mbështetjen ndaj bandave kriminale

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 11:14
Foto nga takimi

Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, vlerëson se përshkallëzimi i dhunës në veri është i koordinuar nga regjimi i Beogradit.

“Qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë që i binden ligjit. Ata mbështesin ligjin dhe rendin, por janë terrorizuar nga banditët e paguar nga Beogradi deri në pikën e sulmeve ndaj kujtdo që tenton aktivitet politik në interes të komunitetit serb të Kosovës e që është jashtë mandatit të Beogradit”, ka shkruar Dalipi në Tëitter.

Dalipi ka rikujtuar faktin se ishte Qeveria e Serbisë ajo që nxiti të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 90’.

“Ishin Millosheviç, Vuçiq & Co në vitet ’90, janë Putin, Vuçiq, Dodik & Co. tani (gjeni emëruesin e përbashkët)”, ka shkruar ai.

Ai ndër të tjerash ka kërkuar që Vuçiqit t’i ndalohet mbështetja ndaj bandave kriminale.

“Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i dërgojnë një kërkesë të qartë Vuçiqit për të ndaluar mbështetjen e bandave kriminale, retorikës së urrejtjes dhe veprimeve subversive që rrezikojnë paqen dhe rendin në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dalipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat