Përplasja e dy ministrive të Francës, si tentoi ta pengojë ministri pro-serb Rugovën për të shkuar në Francë?

Aktuale

Përplasja e dy ministrive të Francës, si tentoi ta pengojë ministri pro-serb Rugovën për të shkuar në Francë?

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:00
Ibrahim Rugova, Besnik Mustafaj

Diplomati dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Besnik Mustafaj i cili ndër tjera shërbeu edhe si ambasador i Shqipërisë në Francë, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka rrëfyer disa nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhën në Kosovës gjatë dekadës para çlirimit, ku në shumicën e tyre ishte edhe vet faktor.

Mustafaj u shpreh se gjatë asaj kohe, çështja e Kosovës ishte gjithmonë temë diskutimi mes tij dhe diplomatëve francez.

Si njërën ndër ndodhitë e rëndësishme gjatë asaj kohë, ai e sheh edhe arritjen e një takimi mes ministrit të Jashtëm, Allen Zhype dhe presidentit Rugova, takim ky i cili sipas tij ishte shumë i vëshitrë për t’u realizuar.

“Ishte takim shumë i vështirë për t’u realizuar nga ana ime, sepse Serbia kishte rrënjë të thella në diplomacinë franceze, në politikën franceze por edhe në botën intelektuale franceze. Ishte i vështirë sepse Shqipëria ‘de jure’ nuk ishte zëdhënëse e Kosovës, sepse Kosova ishte pjesë e një shteti tjetër. ‘De fakto’ ne bëheshim zëdhënës të problematikës që kalonte Kosova, por ligjërisht nuk e kishim këtë të drejtë”, shtoi ndër tjera ai.

Përveç këtyre vështirësive, presidentit Rugova i kishte dalë edhe një tjetër vështirësi e cila e vështirësonte shkuarjen e tij në këtë takim, ku ministri ZHYPE veçse kishte filluar ta priste.

Ministri i brendshëm i Francës që ishte shumë pro-serb e kishte bllokuar në aeroport presidentin Rugova, duke mos ia dhënë vizën.

Ky moskuptim që ndodhi mes dy ministrive franceze, asaj të brendshme dhe asaj të jashtme arriti të ketë një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat