“Kurti është partner i SHBA-së” – Pozhari, kritikëve: Qe çka don Amerika, njeri të ndershëm dhe që punon për interesin e shtetit të tij

Aktuale

“Kurti është partner i SHBA-së” – Pozhari, kritikëve: Qe çka don Amerika, njeri të ndershëm dhe që punon për interesin e shtetit të tij

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:02
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan, Escobar i cili tha se kryeministri “Kurti është partner i SHBA-së, por ndonjëherë është një partner i vështirë”.

Pozhari ka ftuar të gjithë kritikët që e kanë akuzuar Kurtin se shtë antimerikan, që t’i fshijnë statuset sepse u bënën hor.

Postimi në Facebook:

Kulti antiamelikan... Kape fshini shpejt statusat ju që jeni kundër Kryeministrit, se u botë horë 🤣

Çka don Amerika? Njeri të ndershëm dhe që punon për interesin e shtetit të tij. Madje edhe me kushtin që të këmbëngul kur është i bindur se ka të drejtë.

Mendut që erdh koha e atyre pushtetarëve që e kanë plaçkitur Kosovën, po? Se s'po e din Amerika çfarë malli janë ata dhe sa pazaret i kanë bë në kurriz të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat