Nexhmedin Spahiu flet për krisjen e marrëdhënies Rama-Kurti: Ja kush është përgjegjës

Aktuale

Nexhmedin Spahiu flet për krisjen e marrëdhënies Rama-Kurti: Ja kush është përgjegjës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:39
Nexhmedin Spahiu

Poitologu Nexhmedin Spahiu i ftuar në Euronews Albania ka komentuar mbi marrëdhënien “e krisur” të dy kryeministrave shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti. Ai tha se kjo krisje ka ardhur që në kohën kur kryeministri i Kosovës vendosi të merrte pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Spahiu tha se është e paprecedente që kryeministri i një vendi të votojë në një vend tjetër e aq më tepër që partia e tij konkurroi përballë Ramës, ndonëse me pak sukses. Spahiu tha se nisjen e krisjes mes marrëdhënieve e ka bërë Kurti ndërsa më pas është degraduar edhe nga pala tjetër, kur Rama mbështeti opozitën në Kosovë.

“Marrëdhëniet mes dy kryeministrave kanë vajtur keq që nga fillimi. Në fakt në këtë rast mund të quhet fajtor Albin Kurti, i cili mori pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, votoi atje.

Është diçka e paprecedentë  që kryeministri i një vendi të shfrytëzojë qytetarinë që një vendi tjetër e të votoj atje e aq më tepër që ai formoi një parti e cila konkurronte Edi Ramën në zgjedhje pavarësisht se pati pak sukses, është një shenjë dashakeqësie.

Ndaj për krsjen e marrëdhënieve mes tyre unë fajësoj Albin Kurtin. Më pas situata ka shkuar duke u agravuar, por tek e fundit nuk është shumë me rëndësi që marrëdhëniet personale të tyre të jenë të mira, do duhej të ishin në një tjetër kolonë”-tha Nexhemedin Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat