Zgjedhjet në Mal të Zi: Mosbashkimi i shqiptarëve mund t`i kushtëzojë ata

Aktuale

Zgjedhjet në Mal të Zi: Mosbashkimi i shqiptarëve mund t`i kushtëzojë ata

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Shpërndarja e votës shqiptare në disa vende sipas Sami Flamurit, njohës i zhvillimeve politike në Malin e Zi, mund t`u kushtojë shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.  

Zgjedhjet janë mbajtur sot dhe shqiptarët kanë garuar me Koalicionin "Forumi shqiptar", koalicionin "Aleanca shqiptare" dhe subjektin "Unioni Demokratik" që ka hyrë në koalicion me një subjekt malazez.

"Nëse çdo gjë ecë si duhet ne duam ta arrisim tre përqindëshin e votave që të marrim dy ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, që ka tetëdhjetë ulëse. Po të jetë pjesëmarrja në zgjedhje më e madhe ndoshta mund të kishim edhe tri ulëse", ka thënë ai. "Mosbashkimi i shqiptarëve ndoshta do të na kushtëzojë edhe vendin e tretë në parlamentin e Malit të Zi. Jemi ende shumë larg bashkimit. Jemi shumë të defragmentuar në parti të tjera". 

Flamuri ka bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë e lartë. "Befasi është dalja e ulët në zgjedhje. Deri në orën 19:00 përqidja ishte vetëm 50.8 përqind", ka treguar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat