“Kërkon copa toke”, Starova: Vuçiç njësoj si Putini, do pushtet në veri të Kosovës

Aktuale

“Kërkon copa toke”, Starova: Vuçiç njësoj si Putini, do pushtet në veri të Kosovës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:11
Aleksandër Vuçiç

Diplomati Arjan Starova tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po kërkon copa toke në Kosovë, njësoj si Putini në Ukrainë.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë arsye për të krijuar konflikte në veri të Kosovës, pasi asnjëherë nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut për serbët në ato komuna, e për më tepër ata ishin udhëhequr nga vetë serbët deri në momentin kur këta vendosën të mos futeshin në zgjedhje.

“Thelbi i problemit është se Serbia kërkon një asociacion me kompetenca ekzekutive, ai kërkojnë hapur veriun e Kosovës. Këtë duhet ta shikojmë në një vështrim pak më të gjerë, në situatën e përgjithshme gjeopolitike dhe me luftën në Ukrainë. Vuçiç e ka thënë shumë herë se Putini është aleati i përjetshëm.

Çfarë bën Rusia e Putinit në Ukrainë, kërkon copa toke edhe Vuçiçi kërkon të njëjtën gjë, sepse çfarë shkelje të rënda ka republika e Kosovës ndaj serbëve e atje? Asnjë.

Kurti ka të drejtë të vendosi një autoritet të vetin atje. Nga gjithë kjo doli një moment shumë i rëndësishëm, që duhet të kthjellohen ndërkombëtarët organizimi i dhunës erdhi nga Serbia”,-tha Arjan Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat