Nimanbegu: Rruga evropiane e Malit të Zi e pamundur pa pakicat

Aktuale

Nimanbegu: Rruga evropiane e Malit të Zi e pamundur pa pakicat

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 22:51
Genc Nimanbegu

Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bëhet pa pakicat e pakica shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, ka thënë Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.

Këtë deklarim ai e ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të mbajtura në Mal të Zi. 

Ai ka thënë se kanë kërkesa standarde politike: vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se e shohin veten në koalicion me të gjithë ata që i mbështesin këto parime.

"E kemi ruajtur statusin tonë parlamentar, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ky grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi", ka thënë Nimanbegu.

Ai beson se “lëvizjet në politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.

Ai ka vlerësuar se në politikën malazeze kanë ndodhur ndryshime tektonike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat