Një delegacion nga Presheva pas Uashingtonit, vizitë zyrtare në Bruksel dhe Strasbourg

Aktuale

Një delegacion nga Presheva pas Uashingtonit, vizitë zyrtare në Bruksel dhe Strasbourg

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:09
Redaktori i gazetës zvicerane në shqip dhe Ardita Sinani

Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, takimet e rradhës gjatë kësja jave do të jenë Brukseli dhe Strasbourgu (BE, KE dhe PE).

« Nga sot, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, per tri dite rresht delegacioni prej tete anetaresh do jene në Bruksel dhew strasbourg për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës… » ka thënë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch  znj. Ardita Sinani, keshilltare e Qeverise se Kosovës përr Luginën.

Për tre ditë në Bruksel dhe sttasbourg delegacioni nga Kosova Lindore do të zhvillojë nje ser takimesh me udhëheqësit më të lartë të BE-së, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.

Delegacionit prej tetë vetash i prinë znj. Ardita Sinani, këshilltare e Qeverisë së Kosovës përr Luginën e shoqeruar nga Dr.Nagip Arifi (kryetar i Bujanocit), Nevzad Lutfiu, kryetar i KKSH-së, Ragmi Mustafa dhe Ragmi Mustafi, Flora Ferati dhe dy përfaqesues nga Medvegja.

Sipas znj.Ardita Sinani « temë debati nga keto takime me personalitete larta te insitucioneve evroiiane do jete diskrikmnimi dhe pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi, pasivizimi i adresave te shqiptareve ne Lugine, sidomos ne Medvegjë, reciprociteti dhe inkuadrimi ne procesin e dialogut ne Bruksel… »

Në Parlamentin Evropian do bëhet fjalë për diskriminimin e shqiptareve ne Luginen e Presheves nga regjimi serb i Vucicit.. Kurse te merkuren ketu ne Strasbourg do e kemi edhe presidenten e Republikes se Kosovës e cila do t’i drejtohet do t’i drejtohet Parlamentit Evropian.

Ragmi Mustafa, kreyetar i PDSH-se thote se « Bashkë me anëtar tjerë të politikës shqiptare në Luginë të Preshevës gjendemi në Strasburg në vizitë treditore autoriteteve të rëndësisë së veçantë të Bashkimit Europian. Në emrin tim personal dhe të PDSH-së, do të vazhdoj denjësisht të arsyetoj kërkesën dhe angazhimin e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për Ribashkim me Republikën e Kosovës. »

Ne fund gazeta zvicerane Le Canton27.ch ju sjell agejnden tri ditore te delegaciionit nga Presheva ne Bruksel dhe Strasbour:

Insituicioonet e larta Evropiane ku do të pritet delegaconi nga Presheva:

Takimet do fillojne ne Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian kundër racizmit dhe intolerancës.

Autoritetet që do të takojne do jenë:

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovë e Serbi, Rainer Vieland, Zv. Presidente e Parlamentit Europian, Michael Gaiheb, zëdhënës për politikë të jashtme Roberta Metsola, këshilltare në presidencën e Parlamentit Europian.

Eurodeputetêt qe do te takojnë:

Lukas Mand, This Reuten, Kelman Grose, Vaid Gheorphe dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat