Bujqësia, sektor me pjesëmarrje të lartë të angazhimit të grave

Aktuale

Bujqësia, sektor me pjesëmarrje të lartë të angazhimit të grave

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 12:19
Faton Peci

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mbajtur sot sesion informues për mundësitë që i’u ofrohen grave në bujqësi.
Aty u tha se bujqësia paraqitet ndër sektorët me një pjesëmarrje të lartë të angazhimit të gruas.

Madje nga të pranishmit u vlerësua lartë roli i gruas në bujqësi e blegtori, me ç’rast nuk mungoi përkrahja dhe mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, foli për mbështetjen që dikasteri që ai e drejton ofron për gratë e punësuara në këtë sektor.

Aty, ministri Peci mori si shembull disa gra të suksesshme në sektorin e bujqësisë.

“Përmes politikave tona përpiqemi çdo ditë që të krijojmë barazi dhe kushte të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht barazia dhe merito-pkracia është ajo çka e karakterizon qeverisjen tonë. Kur flasim për barazi ne kemi një sërë masash ose kriteresh që edhe e avancon rolin e gruas fermere. Të panumërta janë historitë e suksesit, andaj nuk do të lë pa përmendur këtu Fahrie Hotin e cila i kontribuon pavarësisë financiare të grave të Krushës së Madhe përmes aktiviteteve të tyre shoqërore dhe bujqësore dhe ka qenë shtylla e rimëkëmbjes së një rajoni të prekur nga periudha e luftës”, tha Peci, teksa përmendi edhe shumë gra tjera të suksesshme në bujqësi e blegtori.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat