‘Shpërthen’ Gazmend Halilaj ndaj Edi Ramës dhe “komandantëve me mustaqe”: Ja prej kujt u frikësuan që do lidhen për lisi!

Aktuale

‘Shpërthen’ Gazmend Halilaj ndaj Edi Ramës dhe “komandantëve me mustaqe”: Ja prej kujt u frikësuan që do lidhen për lisi!

Nga: N. Sh. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 14:03
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka reaguar pas draft statutit të Asociacionit të Edi Ramës.

Avokati Ramën e quan “Kristaq Droga”.

Halilaj në reagimin e tij përmend edhe 60 mijë veteranët për të cilët thotë se, gjatë luftës komandantët me mustaqe kanë paguar 50 euro jnë zhiletë, duke u frikësuar prej serbëve që do t’i zënë e t’i lidhin për lisi.

Avokati tutje shton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tregoi botës që kemi nder e respekt për çdo kë, por shteti i Kosovës nuk lejon të mbahet pafundësisht nga bandat serbe.

Postimi i plotë:

Të dashur miq.

Edvin Kristaq Droga, më shumë se kurrë ka nevojë ta ketë një njeri, që për planin e tij lidhur me Asociacionin të thotë:

...kush është kundër formimit të asociacionit është kundër pavarsisë së Kosovës.

E menjëherë pas tij 60.000 veteranë ..poooooo.. përfshirë edhe ata komandantat me - dy parë musteqe - qe gjatë luftës e paguanin 50 marka një zhiletë, duke u friksue që SHKAU, do ta zë dhe lidh për lisi me to.

Nejse...miq z. KURTI, me diplomacinë e tij i tregoj botës që, NDERIM DHE RESPEKT KEMI PËR KË DO, por shteti Kosovës nuk lejon të mbahet pafundësisht nga Bandat Çetnike.

Sëkëndejmi Kryeministri Kurti, me qëndresën e Tij, nderoj:

Gjakun e derdhur për liri, nderoj gjakun e 1342 fëmijëve të vrarë, qindra mija të burgosurë, vuajtjeve të gjithë atyre nënave,  gjukun e Deshmorëve dhe martirëve dhe gjithë djersën e atyre mergintarëve qe, në çdo situatë ishin motori kryesor që na vënë në veprim sa herë që populli kishte nevojë.

Krejt në fund-

Të mjerë janë ata që mbajten ..duart lart.. duke u lutur të përfitojnë nga situata, me shpresë që: nga ndihma e Ministrit të Kasapit të Ballkanit do vijnë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat