Tahiri: Kosova është izoluar, Qeveria po e varfëron qytetarin

Aktuale

Tahiri: Kosova është izoluar, Qeveria po e varfëron qytetarin

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 14:22
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka për qëllim vazhdimin e varfërimit të vendit.

Tutje ai ka përmendur edhe sanksionet nga ShBA-ja, derisa theksoi se Kosova tashmë është e izoluar.

Tahiri, tutje ka treguar se e kanë thirru në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për mungesën e investimeve kapitale.

“Edhe sot dështoj mbledhja e kryesisë, të etjen do të kemi një seancë të vazhdimit dhe janë dy çështje që dua ti adresojë. Në i kemi të thirrur ne interpelancë ministrin Hekuran Murati për koeficientin që është tepër zhgënjyes dhe për mungesën e investimeve kapitale në Kosovë, por kjo nuk do të ndodhë sepse nuk ka seancë”.

“Kosova është izoluar, është e sanksionuar nga ShBA, kryeministri dhe Kuvendi është duke e injoruar një situatë që është brengë. Kjo qasje e tregon jo seriozitetin e trajtimit të temës, dhe vazhdimi i kësaj qeverie është vazhdimi i varfërimit të vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat