Zhdukja misterioze e Behajdin Allaqit, Gashi befason me deklaratën: Ja kush i ka ‘çelësat’ e ‘Kutisë së Pandorës’!

Aktuale

Zhdukja misterioze e Behajdin Allaqit, Gashi befason me deklaratën: Ja kush i ka ‘çelësat’ e ‘Kutisë së Pandorës’!

Nga: A.M. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 15:14
Behajdin Allaqi

Janë bërë 25 vjet që nga zhdukja e Behajdin Allaqit, njëri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada zhdukja e Allaqit, vazhdon të jetë një mister.

E në përvjetorin e zhdukjes së Allaqit, ka reaguar edhe analisti Lirim Gashi.

Ai në një postim në Facebook tha se ky rast kurrë nuk u sqarua nga komandantët e burgut të Kleçkës dhe shefi i tyre Hashim Thaçi.

“Çfarë i bëri Behajdin Allaqi kriminelit që ia mori jetën?

Zbardhja e së vërtetës për vrasjen e Behajdin Allaqit është hyrje në Kutinë e Pandorës çelësat e së cilës i mban Hashim Thaçi.

Shtrohet pyetja :

Cilët ish bashkëpunëtorë të tij të ngushtë i mbajnë çelësat rezervë?

Lus Zotin që të dihet sa më shpejtë të jetë e mundur, se cila dorë kriminele ia mori jetën Behajdin Allaqit, sepse e vërteta sado e hidhur që te jetë ajo është rruga e vetme deri te drejtësia, e drejta dhe humanizmi”, shkroi ndër të tjera Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kurrë nuk e sqaruan burgosjen dhe vrasjen e Behajdin Allaqit, komandantët e burgut të Kleçkës dhe shefi i tyre Hashim Thaçi, për të cilin thuhet se e dërgoi në drejtim të panjohur dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Disa ish krerë të UÇK-së që u kontrabandua në postet kryesore politike dhe ushtarake nga Shërbimet Sekrete Armiqësore përfshirë edhe atë francez, i cili për hir të marrëdhënieve vëllazërore me shërbimin sekret rus e ndau Mitrovicën, kurrë nuk e sqaruan deri në fund kush e vrau Behajdin Allaqin.

Serbët s'kanë mundur ta vrasin sepse ishte në shoqëri të Supermenit Hashim Thaçi i cili do ta mbronte edhe më çmimin e ushqimit të buburrecave dhe krimbave të Kleçkes me mishin e tij.

Fundi i fundit ai pas luftës e shpalli hero.

Shtrohet pyetja kush e urreu aq shumë Behajdin Allaqin saqë ia mori jetën ?

Dhe para së gjithash pse e urreu aq shumë ?

Çfarë i bëri Behajdin Allaqi kriminelit që ia mori jetën?

Zbardhja e së vërtetës për vrasjen e Behajdin Allaqit është hyrje në Kutinë e Pandorës çelësat e së cilës i mban Hashim Thaçi.

Shtrohet pyetja :

Cilët ish bashkëpunëtorë të tij të ngushtë i mbajnë çelësat rezervë?

Lus Zotin që të dihet sa më shpejtë të jetë e mundur, se cila dorë kriminele ia mori jetën Behajdin Allaqit, sepse e vërteta sado e hidhur që te jetë ajo është rruga e vetme deri te drejtësia, e drejta dhe humanizmi.

Përveç kësaj është rishkrim dhe korrigjim i historisë së luftës dhe i rolit të ish krerëve të kontrabanduar nga Shërbimet lartpërmendura sekrete.

Sepse jo vetëm që ende gjakon Mitrovica për fajin e tyre por dridhen edhe themelet e shtetit.

Toka e përgjakur e këtij vendi kurrë nuk do të pushon së qari dhe vajtuar për fatin e zi të engjëjve më të mëdhenj të këtij vendi nëse nuk sqarohet cila dorë tradhtare i futi ne dheun e saj.

Kjo tokë që mban në gjirin e saj aq shumë engjëj të pafajshëm kurrë nuk do të qetësohet deri sa të zbardhet e vërteta për fatin e tyre.

Kjo tokë kurrë nuk është pajtohet me padrejtësitë dhe nëse populli i këtij vendi dëshiron të jetojë në harmoni dhe dashuri me të duhet t'i dëgjojë britmat e saj dhe të kërkon drejtësi.

Përndryshe do të jetë i mallkuar pikërisht prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat