Bislimi e Jozsef Bencze flasin për marrëdhëniet Kosovë – Hungari

Aktuale

Bislimi e Jozsef Bencze flasin për marrëdhëniet Kosovë – Hungari

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:45
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në një takim lamtumirës Ambasadorin Hungarez në Prishtinë, József Bencze me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë – Hungari.

Përmes një njoftimi për media nga zyra e Bislimit thuhet se është diskutuar edhe vizitat e shumta të zhvilluara me qëllim të forcimit të marrëdhënieve si ajo e Presidentes, Ministrave dhe të zyrtarëve të tjerë në Hungari dhe në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës dhe ajo Hungareze kanë funksionalizuar Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe memorandume të ndryshme në fushat e bujqësisë, ekonomisë dhe edukimit, me bursa për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi oi ashtu i ka uruar shëndet dhe suksese të mëtejme Ambasadorit Bencze në pozitën e tij të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat