Mungesa e ambasadorëve në pritjen për Ditën e Çlirimit, deklarohet Presidenca: S’pati bojkot të askujt

Aktuale

Mungesa e ambasadorëve në pritjen për Ditën e Çlirimit, deklarohet Presidenca: S’pati bojkot të askujt

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Në pritjen shtetërore për nder të 24-vjetorit të çlirimit ku munguan ambasadorët e vendit të QUINT-it, për Presidencën e Kosovës nuk pati bojkot prej askujt.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për KosovaPress se të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni.

Ai ka theksuar se pritja për nder të Ditës së Çlirimit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka thënë ai.

Ndryshe, në pritjen shtetërore me rastin e 24-vjetorit të çlirimit, krerët shtetërorë kanë shprehur mirënjohje për ndihmën që ndërkombëtarët i dhanë Kosovës për të fituar lirinë. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani apeloi për unitet në mënyrë që të ruhet sovraniteti në çdo pëllëmbë të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat