Rrustemi: Qasja e Lajçakut e ka dëmtuar procesin e dialogut

Aktuale

Rrustemi: Qasja e Lajçakut e ka dëmtuar procesin e dialogut

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:22
Adnan Rrustemi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka deklaruar se qasja e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka dëmtuar procesin e dialogut.

Kjo sepse sipas Rrustemit, emisari i BE-së, është fokusuar vetëm te çështja e themelimit të Asociacionit.

Madje ai tha se Lajçak ka një masë të përgjegjësisë për situatën e krijuar në dialog.

“Unë kam vërejtje edhe për ndërmjetësuesit unë mendoj se Lajçak ka një masë të përgjegjësisë për situatën e krijuar. Në aspektin që gjithë planin e veprimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit respektivisht të Ohrit, e ka fokusuar te çështja e Asociacionit. Qasja e Lajçak duke u fokusu vetëm te Asociacioni gjatë këtyre javëve e muajve, unë konsideroj që e ka dëmtu procesin e dialogut, sepse zoti Lajçak e ka përgjegjësinë e ndërmjetësuesit dhe do të garantohej që po zbatohet komplet marrëveshja, e secilës pikë e marrëveshjes, dhe krijon konditat për zbatim të secilës pikë të marrëveshjes”, tha Rrustemi në Tëvë1.

Teksa theksoi se “insistimi vetëm në çështjen e Asociacionit ka qenë i gabueshëm, dhe kjo e ka nxitë të themi edhe Serbinë për sjellje të tilla e paralajmërime që nuk e njeh këtë marrëveshje, nuk do ta zbatoj në tërësi, do të zbatoj këtë pikë madje edhe për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Ndryshe Lajçak për vizitën e fundit në Prishtinë e Beograd pas tensionimit të situatës në veri tha se ka shpresuar më shumë. Por që, për gjithçka ai tha se do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat