VV mbush 18 vjet: Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar

Aktuale

VV mbush 18 vjet: Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 23:05
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar 18-vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë festive, ka marrë pjesë edhe kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti si dhe pjesëtarë e aktivistë të partisë.

Festimi i 18 vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja jonë sot i mbushi 18 vjet. Jemi rritur dhe po vazhdojmë të shënojmë suksese”, thuhet në një njoftim të shkurtër të VV-së.

Gjithashtu, tutje thuhet se e gjithë kjo është arritur falë punës së vazhdueshme e të palodhur të aktivistëve dhe anëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar dhe kemi shumë punë përpara”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat