Hasani: Na lidhën me zinxhirë, rrugës e kuptuam që po na dërgojnë në Serbi

Aktuale

Hasani: Na lidhën me zinxhirë, rrugës e kuptuam që po na dërgojnë në Serbi

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 00:11
Nait Hasani

Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ka rrëfyer se si ishin dërguar për në Serbi nga burgu i Lipjanit.

Hasani, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, mes tjerash tregoi përjetimet gjatë shkuarjes në Beograd, dhe mënyrën se si e kishin vërejtur se diçka nuk është në rregull.

“Na lidhën duart me zinxhir, me pranga. me spanga, sepse nuk kishte pranga për të gjithë ata të burgosur që ishin në burgun e Lipjanit”, u shpreh Hasani.

“Rrugës si e kemi kaluar Prishtinë e kemi kuptuar se jemi duke shkuar për në Serbi. Sepse bashkë me ne udhëtonin tanket, ushtarët autoblindat, dikush festonte, dikush në mënyrat e tyre”.

“Ne i shihnim prej dritareve të autobusit ku lëvizte nëpër gropa autobusi lëviznin perdet. Secili prej neve ishte i obliguar që ta mbante kokën ulur. Me humbë s’ishim çka të humbnim, vrasjet i kishim përjetuar, dhunën poashtu kështu shumicën e kohës e mbanim kokën lartë dhe shihnim”.

Hasani tregoi se kur kanë arritur në burgun e Pozharevcit kanë përjetuar një dhunë tjetër.

“Në mbrëmje kemi arritur në burgun e Pozharevcit, poashtu një valë dhunë më mizore që mund të jetë në atë kohë, bashkë me të burgosur të tjerë kemi hyrë në burg dhe një i burgosur ka bërtitur ‘pse po i sjellni kështu si kafshë’. Nesër ka dalë në shëtitore dhe ka bërtitur ‘o Nait mos u mërzitë se Kosova është çliruar’ ky i burgosur ishte Riza Gjakli. Ai ishte në burg për një kohë të gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat