“Shpesh, s’më zë gjumi” – Qeriqi nën emocione: Së paku dy herë në vit i hapi plagët e trupit

Aktuale

“Shpesh, s’më zë gjumi” – Qeriqi nën emocione: Së paku dy herë në vit i hapi plagët e trupit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 06:19
Xhevdet Qeriqi

"…së paku dy herë në vit i hapi plagët shkaku i infeksioneve që i kam në trup. Përdori terapi të vazhdueshme.”, kështu e nisi rrëfimin e tij veterani i UÇK-së Xhevdet Qeriqi teksa kujtoi momentin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka treguar se për shkak të infeksioneve në plagët e marra gjatë luftës, ai detyrohet të trajtohet së paku dy herë në vit dhe ta hapë plagën e tij, nëpër spitalet e Kosovës.

Momente si këto, Qeriqi thotë se shpesh e lënë edhe pa gjumë, ai thotë se shpesh e zë nata duke kujtuar momentet e luftës me shokët e tij, shumë prej të cilëve ranë edhe dëshmorë të kombit.

 “Unë prej përfundimit të luftës, së paku dy herë në vit i hapi plagët shkaku i infeksioneve që i kam në trup. Përdori terapi të vazhdueshme. Me kalimin e moshës, shpesh herë e kaloj natën me kujtimet e bashkëluftëtarëve në front të luftës. Shpesh më zë mëngjesi me ato kujtime të tyre. Po rëndohet gjendja shëndëtësore në aspektin emocional e të plagëve. Plagët s’po shërohen.”, ka rrëfyer Qeriqi.

Qeriqi ka treguar se më 12 qershor ishte duke marrë trajtim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, bashkë me shumë bashkëluftëtarë të tij.

“Më 12 qershor, bashkë me shumë luftëtarë ishim të shtrirë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. U trajtova pasi kisha një pjesë të metaleve brenda trupit. Nuk e kam përjetuar momentin e çlirimit të Kosovës. Pas çlirimit e kam pasur operacionin e tretë që iu nënshtrova. E kam pa nga Spitali. Kanë qenë emocione, ka qenë një ideal i ushtarëve që sa më shpejtë të çlirohemi.”, deklaroi Qeriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat