Çun Lajçi ‘godet’ Edi Ramën: Kopil i çoroditur, po bën pazar me Serbinë n’korriz të Kosovës

Aktuale

Çun Lajçi ‘godet’ Edi Ramën: Kopil i çoroditur, po bën pazar me Serbinë n’korriz të Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:24
Çun Lajçi

Shkrimtari dhe aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili ka punuar një draftstatut për Asociacionin.

Lajçi nuk beson që i takon Edi Ramës dhe askujt tjetër që pas shpinës për Kosovën.

Ai kryeministrin Rama e quan të çoroditur, kopil e sërkopil që po bën pazare në kurriz të Kosovës.

Tutje Lajçi thotë se është tradhti ndaj Kosovës dhe poshtrim fundamental ndaj Shqipërisë të shkruash letra pa u konsulltua me Albin Kurtin

Postimi i plotë:

Rrudhe dorën Edi Rama e shkurtoje hapin

Besoj e dua të besoj se Enver Hoxhës i takonte dikur ta mbronte popullin kosovarë (në mos edhe Kosovën), por s'besoj e s'dua ta besoj as sot as nesër se Edi Ramës, apo cilit do tjetër, i takon me folë mbas shpine për Kosovën, si n'kohën e Xhaxhit, tue injorua Presidentën e Kryeministrin kosovar!

Të flet ai apo cili do tjetër e të shkruej letra kofidenciale, thua se Kosova asht po ajo Krahina, - për të cilën Xhaxhi Enver thoshte; - mos ma prekni Kosovën se e preki pullën e kuqe!

Tani ky far shqiptari i çoroditun, kopil e stërkopil, që herë flet për Dik Martin, her për Hagën herë për Veriun tonë, t'baj pazare me "drafte asociacioni", thuase Kosova s'ka "hoxhë me na i knua letrat" por u dashka nji sharlatan i çmendun si Esdi i Toptanve, me shkrua e me lexua, e me ba pazar me Serbinë, n'kurrizin e kosovarëve.

Të flasësh për Kosovën e tu shkruash letra Kancelarive, pa u konsulltua me Albin Kurtin, asht jo vetëm tradhëti ndaj Kosovës po edhe poshtrim fundamental ndaj Shqipnisë!

Mos e nënçmo urtinë e tij, se durimin e ka trashëgim nga Ibrahimi. Ai injorimet tueja i mbyste me buzëqeshje! Këte po e ban edhe Albini, por jo nga mos dia. Jo nga mos guximi! Jo nga tradhëtia! Jo nga interesi e pasunia ku Ju keni sharrua deri n'fyt!

Rrudhe dorën Edi Rama e shkurtoje hapin, se ato shallëvaret e zeza që po i veshë jo rrallë, të mbushën rriçna me ba me hy ndër dele e me marrë kumonën e ogiçit pa e pyet çobanin!

Kosova ka gjithçka ma shumë se ti e mendët tua firajë!

13.06.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat