Grupi Punues Kosovë - KiE: Kosova ka avancuar në fushën e sundimit të ligjit

Aktuale

Grupi Punues Kosovë - KiE: Kosova ka avancuar në fushën e sundimit të ligjit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:10
Grupi Punues Kosovë - KiE

Kosova ka avancuar në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, u tha në takimin e përbashkët të grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës, të martën.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se në indeksin e Transparency International, Kosova është përmirësuar për 20 vende në dy vitet e fundit.

Ai shtoi se kalimi u fazës së parë të anëtarësimit ne Këshillin Evropës është një moment i rëndësishëm për Kosovën.

Në anën tjetër, drejtori për Koordinim të Programeve të Këshillit të Evropës, Claus Neukrich, tha se Kosova ka bërë përparim në sundim të ligjit, por duhet ende punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat