Studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor në fazën finale

Aktuale

Studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor në fazën finale

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:58
Kështu u shpreh Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është në fazën finale, studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor.

Kështu u shpreh Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ku po diskutohet edhe për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, listën esenciale të barnave e bordin e ShSKUK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se në kuadër të programit legjislativ, në këtë vit është paraparë hartimi i tetë projektligjeve. Sipas tij, deri më tani janë realizuar dy akte ligjore.

"Jemi në fazën finale të hartimit të strategjisë sektoriale për vitin 2023-2030. Pjesë përbërëse është edhe plani i veprimit, ku parasheh riorganizim te numërimeve njerëzore, të institucioneve shëndetësore dhe fuqizim të kapaciteteve njerëzore. Strategjia parasheh formimin e Agjencisë për Akreditim, zhvillim të shërbimeve", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat