Berisha zbulon prapaskenat e ‘sulmeve’ të Ramës ndaj Kurtit - përmend një aferë të tmerrshme dhe Vuçiqin!

Aktuale

Berisha zbulon prapaskenat e ‘sulmeve’ të Ramës ndaj Kurtit - përmend një aferë të tmerrshme dhe Vuçiqin!

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:26
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ‘sulmeve’ të tij ndaj Qeverisë së Kosovës.

Berisha në një postim në Facebook shkroi se këto ‘sulme’, Rama po i zbaton me porosi të Vuçiqit, me qëllim të denigrimit të figurës së Kurtit.

Ai kishte një thirrje për ndërkombëtarët, sa i përket ndërhyrjes së tij në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Ndaj i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çështje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapësirën euroatlantike. Këto ndërhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës përkundrazi, vetëm sa e ndërlikojnë atë më shumë”, shkroi ndër të tjera Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Afera McGonigal, shtysë e sulmeve të Edi Ramës kundër qeverisë së Kosovës!

Miq, me sulmet e përditshme, madje paradite dhe pasdite të Edi Ramës, argatit të Vuçiç, kundër qeverisë së Kosovës, ai dëshmon se është në një hall të madh personal.

Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin Kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si konstruktiv.

Së dyti dhe mbi të gjitha, Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerrshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundër inteligjencës së FBI për Neë York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë.

Në këtë aspekt Rama është njeri i pashpresë mbasi në ligjin e SHBA dënohen njëlloj, si ai që merr ryshfet ashtu dhe ai që jep ryshfet.

Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Washington me dosjen ruse që gjykohet në New York. Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Putinit Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri.

Ndaj i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çështje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapësirën euroatlantike. Këto ndërhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës përkundrazi, vetëm sa e ndërlikojnë atë më shumë. #sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat