Reagon anëtari i LDK-së pas mungesës së ambasadorëve në pritjen shtetërore

Aktuale

Reagon anëtari i LDK-së pas mungesës së ambasadorëve në pritjen shtetërore

Nga: F.S Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:39
Muhamet Hamiti

Organizimi në nder të ditës së Çlirimit të Kosovës mori vëmendje të madhe publike.

Mirëpo ajo që u diskutua më së shumti ishte mungesa e akterëve politik dhe atyre të ambasadorëve të QUINT-it.

Nënkryetari i kryesisë së LDK, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për ftohje të raporteve me aleatët perëndimorë.

Në profilin e tij në Facebok, ai tha se ata po ia dalin me sukses në ndërmarrjen e tyre të përbashkët për 'tëhuajësim të miqve të Kosovës'."Pushteti #KREJTdheDREJT ia doli t’i ftohë marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët tradicionalë të Kosovës deri në shkallën sa ambasadorët e tyre të mos marrin pjesë në “pritjen e përbashkët shtetërore” të Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës"-ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat