Kurti i kërkon BE-së takim me Vuçiqin

Aktuale

Kurti i kërkon BE-së takim me Vuçiqin

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se një ndër katër kërkesat që ia ka parashtruar BE-së është edhe organizimi i një takimi të nivelit të lartë këtë javë.

Ai tha se për këtë s’ka marrë përgjigje nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, por se e pret së shpejti.

Kurti tha se si zakonisht do të jetë palë konstruktive.

Këtë deklaratë kryeministri Kurti e bëri në koferencën për media pas takimit me ambasadorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat