Grenell: Kurti i tregoi gishtin e mesëm ShBA-ve dhe BE-së

Aktuale

Grenell: Kurti i tregoi gishtin e mesëm ShBA-ve dhe BE-së

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:36
Richard Grenell

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka bërë një postim në Twitter duke e akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e sotme në veri.

Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të ShBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.

Në Mitrovicë të Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviq Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale.

“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën"-shkroi ai.

Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat