Pacolli: Nuk mund të ketë sanksione ndaj një kryeministri i cili ka legjitimitet

Aktuale

Pacolli: Nuk mund të ketë sanksione ndaj një kryeministri i cili ka legjitimitet

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:54
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka paralajmëruar pretendimet se ndaj kryeministrit Kurti mund të ketë sanksione nëse nuk i përfill kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës në veri.

Pacolli ka thënë se nuk mund të ketë sanksione ndaj një kryeministri që është zgjedhur me mbi 50 % të votave.

Sipas saj sanksionet duhet të vendosen pë rata liderë që sulmojnë shtetet mike.

“Nuk mund të ketë sanksione ndaj një personi i cili punon për me thellu demokracinë. Nuk mund të ketë sanksione ndaj një kryeministri i cili është votu me mbi 50 % të votave edhe i cili ka legjitimet të plotë në politikat që po i shtyn përpara e aq më shumë kur këto politika janë të bazuara në vlera demokratike të cilat na kanë ndihmu shtetet mike t’i ndërtojmë. Sanksionet duhet të vendosen edhe historikisht janë vendosur vetëm tek ata udhëheqës të shteteve të cilët kanë shkel të drejtat e njeriut, kanë bërë shkelje të rënda, kanë sulmu shtetet mike. Ne nuk po sulmojmë askë, ne nuk po sulmojmë të drejtat e askujt, ne përkundrazi po i mbrojmë të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe po i mbrojmë qytetarët e etnisë serbe prej sulmeve dhe kërcënimeve që po ua bën indirekte, nëpërmjet bandave kriminale, presidenti i Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës ajo e ka vlerësuar si shumë të padrejtë.

“Kjo qasje ndaj Kosovës është e padrejtë, është shumë e padrejtë. Ne nuk po bëjmë asgjë në kundërshtim me vlerat demokratike, me vlerat evropiane. Ne po mundohemi t’i tregojmë se rruga jonë është rruga e drejtë dhe kjo është rruga e vetme, nuk mund t’i shkelim elementet thelbërsore të demokracisë – për çka, për bandat kriminale të Vuçiqit? Shteti i Kosovës nuk dorëzohet…Ne garantojmë që situata do të jetë nën kontroll, do të jetë stabile, por nuk ka kompromis me krimin”, ka shtuar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat