E konfirmon Edi Rama: Anulohet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, këto janë arsyet

Aktuale

E konfirmon Edi Rama: Anulohet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, këto janë arsyet

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:07 Përditësuar në ora: 20:25 më 13.06.2023
Edi Rama

“Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën?” Rama: E bën për të ndezur shpirtin nacionalist

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se Serbia nuk është më një kërcënim për Kosovën.

Rama: Ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë asgjë, dhe këto janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e brendshme u duhet armiku i jashtëm.  Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën. Mendoni se në cepin e largët të mendjes dhe ëndrrën më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e republikës së Kosovës?

Absolutisht as nuk e imagjinon po pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët me armë që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serbëve. Për ca këndojnë ata, për ca, këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi, këngë mitingu, pa asnjë lloj lidhje, për ca i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë, Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht në 1999, pa të drejtë apeli. Nuk është më kërcënim për Kosovën nuk ka ca i bën fare jo se është Albin Kurti, por sepse aty është Amerika. Unë jo vetëm që nuk prekem por më vjen mirë se është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme, qëllimin e kemi një, njohja e plotë përfundimtare e Kosovës.

Edhe nga Serbia, përveç nga gjithë të tjerët. Ndryshimi mes meje dhe Albinit është se ai i do këto në fillim, unë mendoj që këto janë në fund. Nuk kam problem me ca thotë Albini, më pëlqen se e ka këtë karakteristikë, jam i tmerruar nga ky kurs taktik. Kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet që të bëjmë një mbledhje si UFO. Shqipëria është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike, nuk mund të bëjmë teatër me marrëveshje për bujqësinë etj. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin ndërkombëtar, nga ata që e krijuan si shtet.

“Zero”, Edi Rama: Nuk ndikuan deklaratat e sotshme të Kurtit për anulimin e takimit të qeverive

“Zero”, Edi Rama: Nuk ndikuan deklaratat e sotshme të Kurtit për anulimin e takimit të qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk kanë ndikuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti në vendimin e tij për ta anuluar takimin e dy qeverive, që planifikohej të mbahej nesër në Gjakovë.

Ai ka thënë se ka disa ditë që është përpjekur që ta takojë kryeministrin Kurti, por ka lënë të kuptohet se është refuzuar, megjithatë ka thënë se deklaratat e sotshme të Kurtit, kanë pasur zero ndikimin në vendimin e tij.

“Zero. Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, nuk ka filluar sot. Ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi për të biseduar për këtë situatë. E dyta, sepse siç them unë atë që mendoj, edhe Albini thotë atë që mendon. Nuk ka surpriza dhe sic më njeh ai mua, e njoh edhe unë atë”, ka deklaruar Rama në një konferencë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, sipas Ramës, marrëdhënia e tij me Kurtin është e shëndetshme. Ai ka thënë se Kurti është i sinqertë dhe e thotë atë që e mendon.

“Është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson se thotë diçka të rëndësishme që unë duhet ta marrë në konsideratë. Madje mendoj që është mirë, është pjesë e marrëdhënies së shëndoshë që e kemi me Albin Kurtin sepse themi atë që e mendojmë kur pajtohemi dhe kur nuk pajtohemi”, ka thënë ai.

Tutje, sipas Ramës, Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë të njëjtë në qëllimin e tyre për të mos e zbatuar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Sipas tij, që të dy duan të ndezin sentimente nacionaliste.

“Zero sepse ka disa njerëz që janë të painteresuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeminsstri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e brendshme, u duhet armiku i jashtëm”, ka thënë tutje ai.

“Pse i çon presidenti i Serbisë ushtarët te kufiri i Kosovës? Se mendon që në ëndrrën e tij më kurajoze, mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovë? Absolutisht jo. Por pse i çon, jo për të mbrojtur serbët në Kosovës, por për të ndezur shpirtin nacionalist në Beograd dhe në Serbi. Për cfarë i duhet Kosovës luftë me Serbinë? Serbia e ka humbur një herë luftën në ’99-ën dhe nuk ka më cfarë i bën Kosovës, sepse aty është Amerika, e cila sot është në acarimin maksimal me Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Duke e komentuar propozimin e Edi Ramës për statutin e Asociacionit, kryeministri Kurti i ka sugjeruar Ramës që t’ia propozojë Serbisë draftin e statutit të Asociacionit që ta implementojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai ka thënë për këtë gjë, Ramën e detyron Kushtetuta e Shqipërisë.

Rama: Jemi në prag të vënies së lëvizjes së planit, priten masa shtrënguese për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se mund të ketë masa shtrënguese ndaj Kosovës, pas situatës që është krijuar në veri të vendit.

Rama,  në një konferencë të jashtëzakonshme, ka potencuar se ka kërkuar kohë që mos të bëhen këto masa.

“Jemi në prag të vënies së lëvizjes së planit, jemi në prag të vënies në fjalë, nuk ma zë në fjalë sanksionet, por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes së durimit e kam bërë një përpjekje ku kam kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzon këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vjen lëvizja ”, deklaroi Rama.

Rama në konferencë: Anulohet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Konferencë urgjente për shtyp e Kryeministrit Edi Rama: Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e planifikuar.

Edi Rama: Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të disutuar për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me Bashkësinë Euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizjen planin e sanksioneve.

Për fat të keq, më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës.

Të mund të takohemi për të ballafaqur opinionet në kushtet kur e përsëris jemi në prag të vënies në lëvizje të planit të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

Kam bërë një përpjekje për të ju kërkuar dhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje.

Anulohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë?

Sipas mediave në Tiranë, konkretisht televizionit privat Top Channel, kjo mbledhje është anuluar. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës para pak minutash e dërgoi agjendën për mbledhjen e nesërme të përbashkët të dy qeverive që është planifikuar të mbahet në Gjakovë. 

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për shtyp sonte në  orën 19:30, ndoënse nuk dihet nëse ky adresim para mediave,  ka lidhje me këtë vendim. 

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  Francës dhe Gjermanisë.

Në lidhje me këtë, është pyetur sot edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Rama duhet t’ia dorëzojë Serbisë propozimin e tij.

“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc”, u shpreh sot Kurti, vetëm një ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.

“Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”.

Në këtë mbledhje të përbashkët pritej të nënshkruheshin dhjetë marrëveshje dypalëshe.

Kjo do të ishte mbledhja e nëntë e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e treta e qeverive Kurti-Rama.

Zëdhënësi i Qeverisë: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar, gjithçka është gati për nesër

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka mohuar raportimet për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nesër në Gjakovë.

Ai ka thënë se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati për t’u mbajtur, siç është planifikuar, në Gjakovë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”, ka thënë Kryeziu për express.

Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka shtuar ai. 

Rama konferencë të jashtëzakonshme, a po anulohet mbledhja e përbashkët?

Qeveria e Kosovës e ka publikuar agjenden finale të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, por ajo mund të mos mbahet. 

Kryeministri Edi Rama ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për sot në mbrëmje. Ajo do të fillojë pas pak.

Burime të mediave kanë thënë sot gjatë ditës se ka mundësi që mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e planifikuar të mbahet nesër në Gjakovë, të anulohet krejtësisht.

Zyra e Kryeministrit Rama dhe ajo e Kryeministrit Kurti, nuk e kanë pohuar informacionin, e as nuk e ka mohuar. 

Më vonë, Zyra e Kryeministrit Kurti publikoi agjendën finale të ditës së nesërme.

Ishte planifikuar pritja e Ramës dhe kabinetit të tij në bibliotekën e qytetit.

-------------

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.

Burime të klanit nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Media ka dërguar pyetje në qeverinë e Kosovës për këtë çështje.

Deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat