Rama thotë se ndëshkimet potenciale të bashkësisë ndërkombëtare do t’i bartin edhe qeveritë e ardhshme pas Kurtit

Aktuale

Rama thotë se ndëshkimet potenciale të bashkësisë ndërkombëtare do t’i bartin edhe qeveritë e ardhshme pas Kurtit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media ka folur për situatën e raporteve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse si masë ndëshkuese ndaj Kosovës do të jetë edhe vazhdimi i regjimit të vizave.

Rama nuk ka dhënë koment për ketë çështje, por ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare po detyrohet ta ndëshkojë një shtet që e ka krijuar vet.

”Nuk më takon mua të bëjë asnjë koment për këtë, jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin. Nuk është çështja që janë masa të cilat kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vet”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu ka thënë se pasojat do t’i bartin edhe qeveritë që do të vijnë pas Albin Kurtit.

“Mbështetja nuk do të jetë si më parë, do të jetë më e kursyer dhe më e kushtëzuar edhe për qeveritë e tjera pas Albin Kurtit”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat