“Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën?” Rama: E bën për të ndezur shpirtin nacionalist

Aktuale

“Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën?” Rama: E bën për të ndezur shpirtin nacionalist

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se Serbia nuk është më një kërcënim për Kosovën.

Rama: Ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë asgjë, dhe këto janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e brendshme u duhet armiku i jashtëm.  Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën. Mendoni se në cepin e largët të mendjes dhe ëndrrën më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e republikës së Kosovës?

Absolutisht as nuk e imagjinon po pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët me armë që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serbëve. Për ca këndojnë ata, për ca, këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi, këngë mitingu, pa asnjë lloj lidhje, për ca i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë, Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht në 1999, pa të drejtë apeli. Nuk është më kërcënim për Kosovën nuk ka ca i bën fare jo se është Albin Kurti, por sepse aty është Amerika. Unë jo vetëm që nuk prekem por më vjen mirë se është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme, qëllimin e kemi një, njohja e plotë përfundimtare e Kosovës.

Edhe nga Serbia, përveç nga gjithë të tjerët. Ndryshimi mes meje dhe Albinit është se ai i do këto në fillim, unë mendoj që këto janë në fund. Nuk kam problem me ca thotë Albini, më pëlqen se e ka këtë karakteristikë, jam i tmerruar nga ky kurs taktik. Kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet që të bëjmë një mbledhje si UFO. Shqipëria është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike, nuk mund të bëjmë teatër me marrëveshje për bujqësinë etj. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin ndërkombëtar, nga ata që e krijuan si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat