Situata e krijuar në vend, AAK thërret mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë

Aktuale

Situata e krijuar në vend, AAK thërret mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër do të mbledh kryesinë dhe kryetarët e degëve.

Sipas burimeve brenda Aleancës, kjo mbledhje është thirrur pas zhvillimeve ditëve të fundit në vend, në një moment kur aleatët strategjikë kanë paralajmëruar sanksione ndaj Kosovës për shkak të mos koordinimit me ta dhe kur takimi i paraparë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës u anulua nga kryeministri Edi Rama si pasojë e këtyre zhvillimeve.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë e zëshme sa i përket zhvillimeve në vend.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së kësaj partie para disa ditësh, Ramush Haradinaj pati njoftuar se AAK do të inicojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, sepse për shkak të veprimeve të tij po shkakton rrezik serioz për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat